91.405 të infektuar me COVID-19

91.405 të infektuar me COVID-19

91.405 infeksione janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, madje të enjten u regjistrua “rekordi zi”, 975 raste me COVID-19 brenda një dite.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 893 të shëruar gjatë njëzetekatër orëve, për ta quar numrin e qytetarëve që e kanë kaluar Coronavirusin në 75.647.

Fatkeqësisht, 12 vdekje u regjistruan ditën e fundit – numri atyre që humbën jetën në përballje me pandemisë është 884. Raste aktive janë 1.884.

Prishtina mbetet vatra e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan 328 raste. /Insajderi.com