912 persona të hospitalizuar dhe 736 me oksigjeno-terapi me COVID-19

912 persona të hospitalizuar dhe 736 me oksigjeno-terapi me COVID-19

912 persona janë hospitalizuar dhe 736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit të punës për 3 prill 2021, njofton Insajderi.

Derisa 747 raste të konfirmuara me COVID-19 janë pozitive, 78 pacientë janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve, 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas njoftim është bërë e ditur se në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë, 15 në gjendje të rënduar, 310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 321 me oksigjeno-terapi.

Ndërsa, numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave janë, klinika Infektive, 115 pacientë, klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë, klinika Infektive III ( Interno), 54 pacientë, klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë, klinika e Gjinekologjisë, gjashtë paciente, mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë, klinika e Pediatrisë, gjashtë pacientë.

Kurse, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë, 19, në gjendje të rënduar shëndetësore, 437, të konfirmuar positive, 415, me oksigjeno-terapi, dhe numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, spitali i Prizrenit, 118 pacientë, spitali i Gjakovës, 93 pacientë, spitali i Pejës, 88 pacientë, spitali i Gjilanit, 115 pacientë, spitali i Ferizajt, 63 pacientë, spitali i Mitrovicës, 44 pacientë, spitali i Vushtrrisë, 25 pacientë. /Insajderi.com