Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme ka shqiptuar 915 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-covid, përcjell Insajderi.
Masat e vendosura nga Qeveria kanë për qellim parandalimin e përhapjes të virusit.
Në nenin 24 pika 5 të Ligjit për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 599 raste të reja me COVID-19 dhe 17 raste të vdekjes./Insajderi.com