917 pacientë të hospitalizuar, 734 në oksigjeno-terapi nga COVID-19

917 pacientë të hospitalizuar, 734 në oksigjeno-terapi nga COVID-19

917 pacientë po trajtohen në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, njofton Insajderi.

Sipas raportit të punës të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, për datën 7 prill 2021, në njoftim thuhet se 757 raste janë të konfirmuara me COVID-19, 61 pacientë janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 734 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë, prej të cilëve 329 janë të konfirmuar me Coronavirus ndërsa 15 janë në gjendje të rënduar dhe 319 me oksigjeno-terapi.

Kurse, sipas klinikave numri i pacientëve të shtrirë në klinikën Infektive janë 115 pacientë, klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë, klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë, klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë, klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë dhe klinika e Pediatrisë, 19 pacientë.

Ndërsa, 543 të infektuar janë të shtrirë në spitalet e përgjithshme, 428 raste të konfirmuara pozitivë, 21 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 415 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 112 pacientë, spitali i Gjakovës, 87 pacientë, spitali i Pejës, 90 pacientë, spitali i Gjilanit, 110 pacientë, spitali i Ferizajt, 67 pacientë, spitali i Mitrovicës, 48 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë. /Insajderi.com