92 nga 94 votat e Këshillit të LDK-së ishin për Hotin

92 nga 94 votat e Këshillit të LDK-së ishin për Hotin

92 nga gjithsej 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përkrahur kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga vetë LDK-ja, një ditë pasi zyrtarizoi kandidaturën e kryeministrit në detyrë.

Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se për kandidaturën e Hotit ka qenë vetëm një votë kundër, ndërsa një kishte abstenuar, në mesin e 94 anëtarëve që votuan.

Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, duke e çuar vendin në zgjedhje të reja, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Përveç LDK-së, vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër – Enver Hoxhajn. /Insajderi.com