Zhizheku, mik i VV’së, në një intervistë me këshilltarin e Kurtit kishte thënë: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë do të ishte një ide e mirë

Zhizheku, mik i VV’së, në një intervistë me këshilltarin e Kurtit kishte thënë: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë do të ishte një ide e mirë

Filozofi slloven, Slavoj Zhizhek është një mik i mirë i disa njerëzve në Vetëvendosje, e edhe mbështetës i kësaj partie edhe përmes deklaratave. Por, Zhizhek para 11 viteve në një intervistë me Agon Hamzën, sot këshilltar i kryeministrit Kurti, si zgjidhje për problemin Kosovë – Serbi, kishte propozuar shkëmbimin e territoreve në mes të këtyre dy vendeve.

Kishte vetëm një vit nga koha kur Kosova kishte shpallur pavarësinë, dhe problemi Kosovë-Serbi ishte edhe më i madh se sa sot. Në atë kohë askush nuk guxonte të fliste për lëvizje të kufijve në rajon, pasi kjo kundërshtohej ashpër nga SHBA dhe BE. Por, viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar, dhe SHBA kishte filluar të mos e kundërshtonte këtë opsion, të cilin në opinion kishte filluar ta nxjerrë presidenti Hashim Thaçi, e edhe ai serb Aleksandar Vuciq, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa, në anën tjetër ishte Vetëvendosje e edhe partitë tjera, si AAK e LDK që e kishin kundërshtuar ashpër këtë opsion të një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje sot është kryeministri Albin Kurti, ai i cili pranoi t’i rrëzohet qeveria e tij, dhe të mos pranojë heqjen e taksës dhe shkuarjen në dialog, pasi tha se presidenti Thaçi tashmë e kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij serb, Vuciq.

Por, në një kohë kur pak kush e theksonte këtë ide si mundësi zgjidhje, ishte filozofi i preferuar i VV’së, Slavoj Zhizhek, i cili në një intervistë me Agon Hamzën, sot këshilltar i Kurtit, i cili kishte thënë se pse të mos shihet si opsion që Kosova t’i jap Serbisë Mitrovicën dhe një pjesë të veriut dhe Serbia si kompensim t’i jap jugun e saj të banuar me shqiptarë Kosovës, dhe në këtë formë të bëhej një zgjidhje.

Madje Zhizhek e cilësonte utopi përpjekjen e Perëndimit që Kosova të ishte një shtet multietnik.

“Nuk e them të unifikoheni as madje në kuptimin e ndonjë ideje utopiste. Mënyra e qartësimit të situatës, jo qartësimi në kuptimin e pastrimit etnik, por qartësimi në kuptimit që le ta them në këtë mënyrë në një far rendi më logjik. Po ashtu, do të jem i hapur dhe do të them gjëra që ju ndodha nuk do t’i pëlqenit për shembull, por këtu përsëri ndoshta ndihma e jashtme është e nevojshme për t’i parandaluar shpërthime. Pse të mos i jepet pak nga ajo Mitrovicë e kështu me radhë Serbisë, ndoshta ata do të mund t’ju japin pak nga jug-perëndimi i Serbisë – Lugina e Preshevës, e ju pastaj jeni me Maqedoninë, Shqipërinë, a nuk do të ishte kjo më pas një botë më logjike dhe më stabile dhe mendoj që ky problem nuk është i pazgjidhshëm. Mund të bëhet. E dini si, Zhil Deles, njëri prej miqve fizolofë të mi më të preferuar kishte thënë në frëngjisht “Nëse ngujoheni në ëndrrat e tjetrit, jeni në telashe të mëdha”. Dhe ky është problemi juaj, poashtu edhe i boshnjakëve, e kështu me radhë”, kishte deklaruar ai.