95 mijë doza vaksinash arrijnë në Kosovë gjatë periudhës maj-gusht

95 mijë doza vaksinash arrijnë në Kosovë gjatë periudhës maj-gusht

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Layen, ka deklaruar se Kosovës do t’i dhurohen 95 mijë vaksina anti-COVID.

Këto vaksina do të arrijnë në Prishtinë gjatë muajit maj e deri në fund të gushtit.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar  Von Der Layen në Twitter.

Kosova deri më tash ka siguruar 24 mijë vaksina nga program COVAX.

Javëve të fundit janë rritur infeksionet dhe rastet e vdekjes, njëashtu presioni mbi Qeverinë për të siguruar vaksina është rritur.

Ndryshe, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Kosovës kanë deklaruar se do ta ndihmojnë Kosovën në sigurimin e vaksinës.

Ky premtim ka ardhur direkt nga presidenti amerikan, Joe Biden, nëpërmjet një letre të dërguar për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. /Insajderi.com