95 raste të reja me Covid-në Mal të Zi

95 raste të reja me Covid-në Mal të Zi

Gjatë Ditës së sotshme janë shënuar 95 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi, njofton Insajderi.

Instituti për Shëndetësi Publike i Malit të Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tre pacientë me COVID-19.

Kështu me këto shifra numri i të vdekurve është rritur në 26, derisa i të infektuarve në 2.282 persona.

Numri i rasteve aktive është 1.861.

Mal i Zi gjatë qershorit ishte ndër vendet me më së paku raste, por korriku ka dërrmuar këtë vend, duke e bërë ndër më të goditurin në rajon, krahasuar me numrin e banorëve që ka./Insajderi.com