Irani ka probleme serioze me plakjen e popullësisë, brenda 30 viteve mund të jetë shteti me popullësinë më të plakur
Irani është shumë i brengosur me plakjen e popullësisë dhe po kërkon mënyra që të rritet popullësia në vitet e ardhshme.
Ministri i Shëndetësisë, Seyed Hamed tha se Irani do të jetë njëri nga vendet më të vjetra në botë nëse vazhdon kjo rënie e popullësisë. Sipas tij 40% ka rënie të martesave në dekadën e fundit, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Dy vjet më parë, Irani kishte regjistruar se kishte rritje të popullsisë prej 1.4%. Norma në Irakun fqinj ishte 2.3% dhe 1.8% në Arabinë Saudite, sipas të dhënave të Bankës Botërore.
Qeveria është shumë e shqetësuar sa i përket natalitetit, ndërsa Udhëheqësi Suprem, Ayatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje që njerëzit të kenë më shumë fëmijë, duke thënë se ai dëshiron që popullsia aktuale e popullsisë prej 80 milion të rritet në 150 milion.
Pas revolucionit islamik të vitit 1979 Irani kishte një rritje të popullësisë, por në dekadën e fundit ai ritëm ka filluar të bie. /Insajderi/