Pesë ditë pas vendimit të gjykatës, Shahini vazhdon të thotë se nuk e di se është dënuar

Pesë ditë pas vendimit të gjykatës, Shahini vazhdon të thotë se nuk e di se është dënuar

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka thënë edhe sot se ai ende nuk din asgjë për vendimin lidhur me dënimin me kusht ndaj tij.

“Unë nuk e kam parë këtë vendim, e kam lexuar në media”, u shpreh Shahini.

Shahini u dënua se ka mashtruar TEB Bankën, në emër të kompanisë “Besarti Company”, duke tjetërsuar pasurinë e saj, për ta lënë peng për të marrë kredi. Mori 250 mijë euro kredi. 

“Unë nuk kam riprogramuar, sepse nuk mundem të ndikoj në këtë, vetëm kam ofruar ndërmjetësim”, tha Shahini në Rrokum Roll.

Shahini dje për Insajderin u shpreh i bindur se ky rast ndaj tij është rast i sponzorizuar madje Shahini kishte vërejte edhe ndaj gjykatës për të cilën tha se që nga dita e parë është vërejtur se nuk do të zbardhë një të vërtetë.

Shahini akuzohet edhe nga një bankë tjetër – mori 500 mijë euro nuk i ktheu kurrë

“Ky është një proces i montuar dhe i sponzorizuar normalisht që në asnjë rrethanë nuk jam fajtor. Kjo çështje nga dita e parë dhe ka me përfundua pozitivisht për mu dhe nuk është diçka çka po dëshirojnë me e nxjerr një të vërtet por një të pavërtetë dhe ndoshta e kanë marrë një vendim kundër meje diçka, por e vërteta qëndron që s’ka asgjë nga kjo punë”, ka thënë Shahini dje për Insajderin.

Shahini ka thënë se ka angazhuar avokatët e tij që të punojnë për ta paditur TEB Bankën dhe disa media, siç tha ai e kanë publikuar këtë lajm pa e konfirmuar.

“Dyshimet janë që disa media kanë bashkëpunuar në këtë rast me bakën në fjalë”, thotë ai, sepse sipas tij nuk mundet të shpjegohet që mediet me pas vendimin para tij.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për rastin e Shahinit, është marrë me datë 09.02.2017, ndërsa avokati i tij Granit Vokshi për Insajderin dje ka thënë se ka qenë i njoftuar për rastin por as aj dhe as Agim Shahini nuk kishin marrë pjesë në këtë aktvendim./Insajderi.com

Kryetari i Aleancës së Bizneseve dënohet me 18 muaj burg me kusht