Në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 96 pacientë, njofton Insajderi.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 26 nga ta janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, një në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë: 15 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, pesë pacientë, Spitali i Gjakovës, një pacient, Spitali i Pejës, pesë pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë Spitali i Mitrovicës, dy pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, dy pacientë./Insajderi.com