97.467 raste me COVID-19

97.467 raste me COVID-19

97.467 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tash në Kosovë.

Vetëm të shtunën u raportuan edhe 571 infeksione, por ishin 727 të shëruar.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 81.561, njofton Insajderi.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe 9 vdekje me çka deri më tash personat që kanë humbur jetën në përballje me Coronavirusin janë 1.976.

Rastet aktive deri me 10 prill janë 13.930.

Ndërsa, Prishtina mbetet vatra e COVID-19, gjatë ditës së fundit u raportuan edhe 195 raste të reja. /Insajderi.com