Kusari-Lila, Hotit: Gabuat që u takuat me Vuçiq-in, derisa Thaçi intervistohej në Hagë

Kusari-Lila, Hotit: Gabuat që u takuat me Vuçiq-in, derisa Thaçi intervistohej në Hagë

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur gabim shkuarjen e kryeministrit, Avdullah Hoti, në bisedime me Serbinë, derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjendej në Speciale.

“Të njëjtat ditë e kemi pas presidentin e vendit në Tribunalin e Hagës. Në cilindo rrethanë, çfarëdo qoftë raporti politik, nuk është dashur që të shkohet t’i ulesh Vuçiqit përballë. E presidentin e ki pas para prokurorëve”, ka deklaruar ajo, njofton Insajderi. 

Ndërsa, për këtë deklaratë është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

“Zonja Kusari, besojë se e keni në kujtesë se e kishim një nisje për në Uashington. Për atë që besojmë në pastërtinë e luftës çlirimtare, jemi kthyer në rrugë, s’kemi vazhduar atje. Jemi kthyer në shenjë solidariteti. Tash po thua që ne mos të shkojmë. Kushdo që ka mu largu prej tavolinës së bisedimeve, ka me dal humbës”, ka deklaruar ai.