126 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

126 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 126 raste të reja, njofton Insajderi.

Kanë humbë betejën me COVID-19 një 51-vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare nga Tirana, një 68-vjeçar nga Shkodra dhe një 73-vjeçar nga Tirana, që të gjithë me sëmundje tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë testuar 504 mostra, ndërsa 126 kanë rezultuar pozitive.

Në total në Shqipëri janë regjistruar 4763 raste me COVID-19, 2682 janë shëruar, ndërsa janë 1943 raste aktive. Kanë vdekur 138 persona./Insajderi.com