Sot rreth orës 17:30 ka ndodhru një aksident trafiku në fshatin Komoran, ku si pasojë një person ka humbur jetën, njofton Insajderi
Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderi.com zyrtari i policisë, Bajram Krasniqi.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Sot, më 26.07.2020, në ora 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete.
Njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”./Insajderi.com