98 deputetë votojnë pro transformimit të FSK-së

98 deputetë votojnë pro transformimit të FSK-së

Pas ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, deputetët kanë miratuar edhe Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 98 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e kanë miratuar këtë Projektligj.

Kjo i hap rrugë formimit të Ushtrisë, për të cilën kundër deri më tani ka qenë vetëm Lista Serbe. /Insajderi.com