
Në Gjakovë një baba e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e cila është detyruar të pranojë tretman mjekësor.
Sipas raportit të Policisë ngjarja ka ndodhur pas orës 3 të mëngjesit kur babai dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
I dyshuari i akuzuar për dhunë në familje është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, njofton Insajderi.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar –babai i tij .Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës. /Insajderi.com