Mot me shi

Mot me shi

Moti të martën do të jetë i pa qëndrueshëm dhe karakterizohet me reshje shiu.

Vranësira, reshje shiu e bubullima do të ketë gjatë tërë ditës. Rrebeshet nëpër lokalitete mund të jenë më intenzive, me mundësi për breshër.

Nga dita e mërkurë pritet përmirësim i motit. pasi do të depërtojnë masa kryesisht stabile dhe të thata anticiklonike.

Ndërsa nga e enjtja  pritet mot kryesisht me diell dhe me ngritje progresive të temperaturave. Temperaturat maksimale përsëri pritet ta kapin dhe tejkalojnë 30 gradë Celsius. /Insajderi.com