99 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

99 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë së deri me tani janë vaksinuar rreth 99 mijë qytetarë, shkruan Insajderi.

Ai tregoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit masiv që pritet të nis më 15 qershor.

“Për procesin e vaksinimit në masë nga 15 qershor fillon në nivel vendi, të gjitha masat janë ndërmarr ekipet mjekësore janë krijuar edhe infrastruktura është e gatshme dhe këtë pjesë nuk do ta kemi sfidues”, ka thënë me tej ai.

Bardhi deklaroi se nuk dihet kur do të fillojë vaksinimi për personat nën moshën 65 vjeçare, pasi që tha varet nga rekomandimet e komitetit.

“Ajo varet nga komenti kur del rekomandimi dhe pritet shumë shpejt pasi që e dini se nga data 15 qershor fillon vaksinimi masiv”./Insajderi.com