Dell: Hyseni intervenoi te unë për ta bindur Thaçin që mos të prishet koalicioni

Ish ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka rrëfyer përvojat e tij politike në Kosovë. Jashtë atyre veprimeve publike që i ka bërë në Kosovë, Dell ka rrëfyer edhe për mbrapaskenat e politikës.

Dell: Hyseni intervenoi te unë për ta bindur Thaçin që mos të prishet koalicioni

Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili ka shërbyer gjatë viteve 2009-2012, ka folur rreth raporteve politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës së asaj kohe, njofton Insajdri.

Diplomati amerikan gjatë një interviste për Oral History Kosova, ka treguar një sekuencë kur kishte pasur një krizë partneriteti mes PDK-së dhe LDK-së.

Lidhur me këtë rast Dell, ka rrëfyer momentin kur atë kohë, ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni e kishte telefonuar duke i kërkuar që te flas me Thaçin, meqë ky i fundit kishte paralajmëruar prishjen e koalicionit.

Tutje Dell, ka treguar se ai i kishte thënë Hysenit se “kjo është çështje e brendshme mes partnereve dhe nuk kam se si ndihmoj”./Insajderi.com