Veliu flet për aksionin në Karaçevë: Nuk do të jetë i fundit

Veliu flet për aksionin në Karaçevë: Nuk do të jetë i fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se do të ketë edhe aksione tjera kundër krimit, korrupsionit dhe lojërave të fatit, përveç atij të mbrëmshmit në fshatin Karaçevë të Kamenicës dhe rajonet e tjera.

Veliu ka thënë se në aksionin e mbrëmshëm të Policisë gjithçka ka shkuar sipas planit të përgatitur nga organet e hetuesisë dhe ndjekjes.

“Aksioni ka shkuar mirë, është përgatitur në mënyrë të duhur. Lufta ndaj krimit, korrupsionit, lojërave të fatit nuk do të ndalet me këtë aksion”, ka thënë Veliu, në një bisedë të shkurtër për Express.

Ai ka paralajmëruar edhe aksione tjera në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ka thënë se nuk do të kursehet askush në këtë betejë.

“Nuk do të jetë aksioni i fundit të policisë në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe lojërave të fatit”, ka shtuar ai. /Insajderi.com