Kurti: Karaçeva është bishti i gjarprit të krimit, jo koka

Kurti: Karaçeva është bishti i gjarprit të krimit, jo koka

Kreshnik Ahmeti, sekretar i VV-së për marrëdhënie me jashtë, në konferencë për media ka konfirmuar se Vetëvendosje është anëtarësuar në Aleancën Progresive, njofton Insajderi.

Sipas tij kjo krijon mundësi që të lobohet për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Sot Aleanca Progresive ka pranuar VV-në si anëtare më të re. Me asnjë votë kundër është vendosur që të bëhet pjesë e kësaj aleance ndërkombëtare. Kjo krijon mundësi që të lobohet për njohjen e Republikës së Kosovës. Ky sukses vjen si rezultat i vlerave socialdemokrate të LVV-se, si rezultat i Qeverisë Kurti”, ka thënë Ahmeti.

Kurse kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ky anëtarësim është bashkëpunim për liri, drejtësi dhe solidaritet.

Më pas Kurti ka folur dhe për aksionin e mbrëmshëm të policisë së Kosovës në pikën kufitare të Karaçevës, për të cilin aksion, megjithëse e ka përshëndetur, ai e ka quajtur së ky është vetëm bishti i gjarprit të krimit, jo koka.

“I përgëzoj policët për aksionin e djeshëm. Fillimi nuk është mbarim. Tani duhet të vazhdohet tutje. Nëse i mbrëmshmi ka qenë krim i madh, atëherë e kane kapur vetëm për bishti. Koka është diku tjetër, ndoshta në Prishtinë. Sistemi ynë i drejtësisë përgjithësisht dështon në luftimin e krimit sepse nuk i kap kokat. Nuk vazhdon procesi me hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë”

Në fund Kurti ka shtuar se koka e krimit ndodhët në Prishtinë, jo në vende periferike të Kosovës./Insajderi.com