Jankullovska: Mos bëni spektakël

Jankullovska: Mos bëni spektakël

Pas arratisjes së ish kryeministrit të RVM -së Nikolla Gruevskit, policia tani po ndërmerr masa dhe e ndjek ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, e cila ishte bashkëpunëtorja më e afërt e Nikolla Gruevskit.

Policia i kontrollon të gjitha automjetet që kalojnë pranë ndërtesës në të cilën jeton ish ministrja e policisë dhe i kontrollon të gjitha bagazhet e tyre.

Patrullat e policisë u angazhuan një ditë pasi që Gjykata Supreme njoftoi se është vërtetuar dënimi i Jankullovskës me burg prej katër viteve për blerjen e Mercedesit luksoz për ish shefin e Qeverisë.

Jankullovska përmes Fejsbukut pohon se nuk ka ndërmend të arratiset, njofton Insajderi.

“Nuk ka nevojë për spektakle, rrethim të ndërtesës në të cilën jetoj, shqetësim dhe bastisje të fqinjëve. Nëse dikush më kërkon unë jam në shtëpi dhe as që më bie ndërmend të arratisem diku. Asgjë nuk është më e çmueshme sesa secili moment i kaluar me familjen”shkruan Gordana Jankullovska.

Nga MPB-ja shprehen se janë në pritje të urdhrit nga gjykata. /Insajderi.com