Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të japë “përgjegjësi” pse ka refuzuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, për të ndërhyrë në Kareçevë.
Në një postim në Facebook Gjoshi, tha se Kurti duhet të hetohet për mos ndërhyrje në një fshat të Kosovës në të cilin po zhvillohej krimi i organizuar.
“Refuzimi i ish – kryeministrit Albin K. për të mbështetur ministrin e brendshëm për aksionin policor nuk vjen vetëm nga frika e tij e përhershme për të shmangur problemet eventuale me Serbinë, e cila në këtë fshat ka futur shpesh xhandarmërinë në mënyrë ilegale. Por, Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të hetojë ish kryeministrin Albin K. pse ka refuzuar për të mbështetur një aksion policor për zbatim të ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tutje, Gjoshi deklaroi se edhe ministri I Punëve të Brendshme, duhet te hetohet për vonesën e këtij aksioni.
“Edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor”, ka shkruar ai.
KUMARGJITË E VETËVENDOSJES DHE LDK-SË Vetëvendosje dhe LDK janë të njejta, por vetëm zyret i kanë në lagje të…
Gepostet von Betim Gjoshi am Samstag, 19. September 2020