BBC raporton për aksionin policor në Karaçevë

BBC raporton për aksionin policor në Karaçevë

“Të paktën 10 oficerë policie janë arrestuar në Kosovë gjatë një operacioni në shkallë të gjerë për të mbyllur kazinotë e paligjshme”

Kështu e ka filluar artikullin, Gazeta prestigjioze, BBC,  për aksionin policor të mbrëmjes së të premtes në Karaçevë, njofton Insajderi.

Ky ishte operacioni më i madh i këtij lloji që ka ndodhur ndonjëherë dhe është dashur një vit hetim  mbi zonën ku po zhvillohej krimi i organizuar, ka raportuar mediumi.

BBC, në këtë artikull thotë që janë arrestuar të paktën 10 oficerë policorë në fshatin i cili është në kufij me Serbinë.

Në artikull citohet, kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, i cili ka mbajtur një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje rreth aksionit.

Transmetuesi i njohur ndërkombëtarisht ka treguar që Qeveria Haradinaj kishte mbyllur kazionot, në këtë artikull citohet edhe një postim në Facebook i ish-kryeminisrtit i cili kishte thënë se “Ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arena të krimit që marrin jetën e njerëzve”./Insajderi.com