Po afrohet fillimi i vitit shkollor, i cili për shkak të korona krizës do të fillojë më 1 tetor, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive në Republikën e Maqedonisë së Veriut dje dhe sot e shqyrton mundësinë për vendosje të mësimit tërëditor në shkollat fillore, duke e marrë parasysh mësimin me prani fizike, e cila është parashikuar për fëmijët deri në klasën e tretë do të shkurtohet.
Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Venko Filipçe, theksoi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët duhet të mbesin në shkollë edhe pas përfundimit të orëve në turne.
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit Milla Carovska e prezantuan platformën e parë kombëtare onlajn përmes së cilës do të zhvillohet viti i ri shkollor. Vijon periudha e përshtatjes së kuadrit mësimor, nxënësve dhe prindërve.
Mjeti i ri, sipas kompetentëve, duhet të jetë resurs i rëndësishëm edhe pas tejkalimit të krizës me koronavirusin. Platforma, sipas kompetentëve, është e thjeshtë për shfrytëzim dhe ofron mësim në pesë gjuhë. Nxënësi përmes kompjuterit ose telefonit do të mund të shikojë klasën dhe mësuesin dhe do mund të përdorë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të bëjë detyra shtëpie, dhe mësimi nuk do të jetë i bezdisshëm dhe do të ketë kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera inovative.
Carovska potencoi se për 40.000 nxënës që nuk kanë IT pajisje për ta ndjekur mësimin përmes platformës kombëtare për mësim nga distanca, orët që do t’i mbajnë mësimdhënësit do të incizohen dhe pastaj do të transmetohen në kohë të caktuar në televizionin nacional, ndërsa dMinistria e Arsimit doli me plan më detajor.
Qëllimi është, siç thonë nga MASH, fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për ndjekje të mësimit onlajn gjatë COVID-19 të marrin mundësi për mësim sikur edhe fëmijët tjerë.Mësimdhënësit do të kenë obligim të komunikojnë rregullisht me fëmijët dhe familjet e tyre dhe të ndjekin sa përparojnë në mësim.
Sipas protokolleve çdo fëmije do t’i matet temperatura gjatë hyrjes në shkollë, ndërsa fëmijët do të duhet të mbajnë distancë të paktën 1,5 metra dhe të mbajnë maska gjatë të gjithë qëndrimit në shkollë, përveç gjatë pushimit dhe aktiviteteve në ambient të hapur. është paraparë edhe larja e duarve më shpesh dhe ajrosjen e klasave. /Insajderi.com