Vdes në moshë të re anëtari i Nismës Socialdemokrate

Vdes në moshë të re anëtari i Nismës Socialdemokrate

Anëtari i Nismës Socialdemkrate, Besart Rama, është ndarë nga jeta në moshë të re, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur sekretari për Rininë në këtë subjekt politik, Endrit Zabërgja.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e Besartit, ndërsa ka shtuar se do ta kujtojnë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë.

“Besarti ishte bashkëpunëtor i imi që nga themelimi i rinisë së Nismës, ai gjithmonë ishte i hareshëm, pozitiv, plot vullnet dhe ambicie. Besartin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën! Do jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona Besart!”, ka shkruar ndër të tjera Zabërgja. /Insajderi.com