Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e zëvendës-kryeministrit, Driton Selmanaj, për t’u rritur paga e Koordinatorit Shtetëror për Dialogun.
Ky propozim është miratuar nga pjesëtarët e kabinetit qeveritar, njofton Insajderi.
Kështu, Koordinatori Shtetëror për Dialogun, Skënder Hyseni, do ta ketë pagën sa një zëvendës-ministër.
Selmanaj tha se ky propozim është rregullim i pagës për koordinatorin dhe zyrën e tij. /Insajderi.com