Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur të hënën në takim njoftues ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze,
Në këtë takim u diskutua rreth raporteve në mes Kosovës dhe Hungarisë, njofton Insajderi.
Në njoftimin për media thuhet se kryeministri Hoti, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Hungarisë për mbështetjen e përhershme që Hungaria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
Hoti, njoftoi ambasadorin hungarez për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për arritjen e marrëveshjes ekonomike së 4 shtatorit në Uashington.
Po ashtu u diskutuan çështje të tjera që lidhen me menaxhimin e pandemisë, Pako për Rimëkëmbje Ekonomike si dhe sundimi i ligjit.
Ambasadori Jozsef Bencze, rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për Kosovën, duke ofruar kredi prej 62 milionë eurosh, e cila pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. /Insajderi.com