Hoti: Vizita e Grenellit i shërben forcimit të miqësisë Kosovë-SHBA

Hoti: Vizita e Grenellit i shërben forcimit të miqësisë Kosovë-SHBA

“Vizita e delegacionin amerikan është e një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë Kosovë-SHBA”, është shprehur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pak kohë para takimit me delegacionin amerikan që viziton Kosovën.

Të hënën në ora 18:30, i pari i ekzekutivit, do të takohet me të dërguarin amerikan për dialogun, Richard Grenell si dhe kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Adam Boehler.

“I lumtur që Richard Grenell dhe Adam Boehler  dhe një delegacion i lartë i qeverisë amerikane do ta vizitojnë Kosovën sot. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike së Uashingtonit më 4 shtator.

Përpos, Kosovës, njeriu i afërt me presidentin e SHBA-ve Donald Trump – do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin. /Insajderi.com