Goditet nga vetura – Vdes një person në Kamenicë

Goditet nga vetura – Vdes një person në Kamenicë

Një person rreth moshës 84-vjeçare, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme në Kamenicë.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se pavarësisht ndihmës që I është dhënë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Ai tutje ka shtuar se I dyshuari është ndaluar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u marrë ende njësitë policore.

“Sot rreth orës 19:00 në Kamenicë një këmbësor është goditur nga një veturë, i njëjti është dërguar në spital, por s’ka arritur t’u shpëtojë plagëve. Viktima është rreth moshës 84 vjeç. Atij i është dhënë ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra. Njësitë policore ende janë duke vazhduar të merren me rastin”, ka thënë Hashani. /Insajderi.com