Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në fshatin Bresje, përgjatë rrugës Fushë Kosovë – Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ai tutje ka shtuar se në këtë aksident të ndodhur rreth orës 18:50, të përfshira ishin një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 18:50, Policia iu ka përgjigjur një rasti aksident trafiku në autostraden Bresje – Veternik, KM 86, ku të perfshira kanë qenë 1 automjet dhe 1 kamion. Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Hoxha tutje ka shtuar se njësia për menaxhimin dhe kontroll të autostradës është marrë me rastin. /Insajderi.com