Kuvend mëson më shumë sot për të panjohurat në Qendrën e Karantinimit

Kuvend mëson më shumë sot për të panjohurat në Qendrën e Karantinimit

Të martën në Komisionin Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë do të dëshmojë ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani.

Është paraparë që në ora 11:00 të fillojë ky intervistim.

“Qendra Studentore”, ishte transformuar në “Qendër karantine”, gjatë kohës të masave qeveritare kundër pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Në këtë qendër kishte bërë vetëvrasje një 26 vjeçar nga Gjilani, për të cilin rast prindi i tij kishte akuzuar institucionet përkatëse.

Por, përpos rastit tragjik të Agon Musliut, ka pasur ankesa nga të karantinuarit në atë qendër se “disa persona kanë dalë nga karantina si rezultat i lidhjeve me njerëz të pushtetshëm”.

Një ndër arsyet e krijimit të këtij Komisioni Parlamentar ka qenë pikërisht edhe menaxhimi i “Qendrës së Karantinës”. /Insajderi.com