​Hoti: Pandemia COVID-19 nën kontroll, po përgatitemi për vjeshtë

​Hoti: Pandemia COVID-19 nën kontroll, po përgatitemi për vjeshtë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë COVID-19, duke shtuar se janë duke punuar që sezoni vjeshtor Kosovën ta gjejë më të përgatitur sa i përket valës së dytë, njofton Insajderi.

Hoti kështu u shpreh në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, derisa zhvilloi një vizitë atje dhe ka diskutuar me drejtorët e Klinikave.

Ai është shprehur optimist se vendi është në rrugën e duhur për të menaxhuar me sukses edhe mundësitë e një vale të re të Coronavirusit.

Krahas kësaj, shefi i ekzekutivit paralajmërojë reforma dhe ristruktuim të thellë në shëndetësi. Ndërkohë iu premtojë mantelbardhëve edhe stimulime financiare.

“24 orë të gjithë po punojnë pa përjashtim. Por ju kur vini në mëngjes, ju përballeni me rrezikun. Unë ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme. Rënia e shifrave kohëve të fundit na ka dhënë njëfarë qetësie shpirtërore në familjet tona. Tash po hyjmë në fazën e vjeshtës. Jemi duke punu ngushtë çdo ditë me Institutin Kombëtar e me profesionistët e tjerë. Objekti duhet që sa më parë të bëhet gati për vjeshtë. Vaksinimi shpresoj të fillojë shumë shpejt”, ka deklaruar Hoti.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se në këtë kohë do të kërkojnë riorganizim shtesë për të avancuar shërbimet shëndetësore në nivel vendi. /Insajderi.com