Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot nga ora 14:30

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot nga ora 14:30

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje për të diskutuar rreth pikave të papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më datë 7,13,14 gusht dhe 17 shtator të këtij viti, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, në mbledhje të kryesisë do të diskutohet për këto pika: Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 14:30.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kryesisë:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Përgatitjet për Seancën e re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushe veprimtarive të tyre,

Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Insajderi.com