Vdekja e Agon Musliut, raporton ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës

Vdekja e Agon Musliut, raporton ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës

Ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hasani, është intervistuar nga Grupi Parlamentar për menaxhimin  e pandemisë.

Ai për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliut, tha se, “nuk ka pasur ankesë nga veti i ndjeri, pasi sikur të kishte do të ishte liruar si të tjerët”.

“Po të kishte ankesa edhe vetë i nderi do t’i kishte thënë dikujt prej vullnetarëve apo neve dhe do ta kishim liruar si të tjerët. Po të na kishte ardhur ndonjë ankesë, do t’ishim marrë me të, pasi ne jemi marrë me çdo ankesë qoftë edhe veç një mesazh nëse na kishte ardhur e kishim marrë parasysh. Edhe çdoherë kur dikush ka bërtit apo është ankuar ne kemi dërguar njerëzit përgjegjës”.

Ai po ashtu  theksoi se SHSKUK-ja nuk ka pasur mundësi të i dërgojë njerëzit në sekonda, por bashkë me vullnetarët kanë qëndruar gati për të mos ndodhur më e keqja.

“Nuk them se s’ka lëshime, por e them me plot bindje se është bërë puna më e mirë e mundshme. Kjo është pyetje që s’duhet të më adresohet mua, të gjithë personat që janë sjell në karantinë flasim ne për ta, jo për të tjerat”, shtoi ai. /Insajderi.com