Grenell në Beograd: Marrëveshja e Uashingtonit nuk është vetëm letër

Grenell në Beograd: Marrëveshja e Uashingtonit nuk është vetëm letër

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, tha se marrëveshja në  Uashington dhe marrëveshjet e arritura në Beograd të martën nuk janë vetëm fjalë në letër, por gjithashtu nënkuptojnë punë të reja për njerëzit që jetojnë në këtë rajon, punë të reja dhe zhvillimin e sektorit privat.

Këto komente Grenell i bëri gjatë vizitës në Beograd.

“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte Presidenti Trump, i cili besoi se diçka tjetër mund të ndodhte. Ai besonte se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe theksimi i vendeve të punës. Premtime u janë dhënë njerëzve të Serbisë dhe ne duam që ju të na kërkoni llogari. Këto nuk janë thjesht fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu” tha Grenell.

Po ashtu një anëtare e delegacionit amerikan që po qëndron në vizitë në Beograd, Rachel Bytal, tha se qëllimi i nismës së këshilltarit të lartë të presidentes amerikane Ivanka Trump, është fuqizimi ekonomik i grave në të gjithë rajonin, dhe se kjo u diskutua gjatë vizitës së Grenellit në Serbi.

Po ashtu një pjesë e delegacionit amerikan po flet në Beograd sot me kompani që operojnë në Serbi për projekte specifike.

Është thënë nga administrata Trump se ekonomia është çështja kryesore e përmirësimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com