Kurti: Qeverinë e rrënuan ata që iu bashkuan Thaçit e PAN-it

Kurti: Qeverinë e rrënuan ata që iu bashkuan Thaçit e PAN-it

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministër i Kosovës ka thënë se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë një koalicion për të cilin kishin vendosur qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit, njofton Insajderi.

Në emisionin “Desku”, Kurti ka thënë se “në zgjedhjet e fundit, qytetarët vendosën që PAN-i të shkojë në opozitë. Dhe, opozitën e bënë qeveri. Mendoj se ata kanë dashur që ta shohin më në fund PDK-në në opozitë, dhe jo vetëm atë”, ka thënë ai.

“Koalicioni LVV-LDK ka qenë koalicion për të cilin ka vendosur qytetari, por që e rrënuan ata që iu bashkuan presidentit dhe PAN-it”./Insajderi.com