Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Silvovë.
Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar, njofton Insajderi.
Aksidenti ka qenë përplasje në mes dy automjeteve dhe ka ndodhur rreth orës 7:30.
Këtë e ka konfirmuar pë Insajderi-in, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Insajderi.com