Gjithçka po “sillet” rreth ekonomisë

Gjithçka po “sillet” rreth ekonomisë

I pari i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, do të takohet të mërkurën me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi si dhe me kryetarin e Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

Ky takim do të zhvillohet pas punimeve në Beograd në mes përfaqësueseve ekonomikë të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi do të fillojë në ora 13:30, njofton Insajderi.

“Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë”, thuhet në njoftim e zyrës së kryeministrit.

Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijohet një grup punues për çështje ekonomike që do t’i ndihmonte qeveritë e të dyjave vendeve.

Kujtojmë që i dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka deklaruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fokusohen në ekonomi. /Insajderi.com