Një grup qytetaresh kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kërkuar më shumë të drejta për gratë.
Me motot, “Poshtë Patiarkati”, “Jom njeri s’jom rob”, shoqëria civile kërkoi përgjegjësi më të madhe të institucioneve.
Bjeshka Buri, një aktiviste në organizatës “Bjeshka”, ka thënë gjatë protestës se kërkojnë drejtësi për viktimat gratë e vrara.
“Jetët e grave në Kosovë po rrezikohen çdo ditë, nga një kulturë e dhunës e prodhuar nga mendësia patriarkale në shoqërinë tonë, e të mirëmbajtur nga institucionet tona, ato dështojnë të reagojnë me kohë, për t’iu përgjigjur grave kur ato kërkojnë mbrojtje. Institucionet tona promovojnë një kulturë dhune, duke e fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët. Jemi lodhur duke pritur në ankth duke pritur për gratë që vriten e për ato që dhunohen”.
“Prandaj të frustruar me gjendjen e krijuar lusim të gjithë njerëzit që besojnë në kërkesat e replikë, për drejtësi për gratë të bashkohen në protestë”, ka thënë ajo.