Një i vdekur dhe 62 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një i vdekur dhe 62 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një person ka ndërruar jetë në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e Coronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar edhe 62 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve ka arritur në 15.270, prej tyre 616 kanë vdekur e 12.900 janë shëruar.

Raste aktive momentalisht janë 1.754, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë. /Insajderi.com