Vitia thotë se kishte probleme të trashëguara si ministër

Vitia thotë se kishte probleme të trashëguara si ministër

Komisioni Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë, ka intervistuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka akuzuar sistemin 20 vjeçar për mosinvestim në shëndetësi.

Vitia ishte ministër gjatë qeverisjes Kurti e pikërisht në atë kohë shpërtheu pandemia COVID-19 në Kosovë.

Ai është akuzuar për keqpërdorim te mjeteve financiare gjatë menaxhimit të pandemisë.

Por, ai tha se pandemia ka qenë e frikshme në kohën e shfaqjes dhe Kosova nuk ka pasur material të mjaftueshëm për ta përballuar atë.

“Është vështirë të thuhet se cilin model e kemi marrë. Pandemia në mars u bë shumë e frikshme dhe raportet tregonin që kjo pandemi kishte të panjohura. Jo vetëm Kosova pothuajse asnjë shtet nuk kanë qenë të përgatitura për një pandemi të tillë dhe rezervat për materialin mbrojtës ka ë qenë të ulët, por edhe stafi shëndetësor ka qenë i pa përgatitur”, tha vitia.

Po ashtu, Vitia deklaroi se papërgaditje ka qenë edhe si rezultat i “mosinvestimit” 20 vjeçar në shëndetësi.

“Për shkak të materialeve mbrojtëse ne jemi përballur edhe me disponim të maskave vetëm për klinikat. Është një sistem i brishtë shëndetësor që janë trashëguar për 20 vite me radhë për mos investimet në sistemin e shëndetësisë”, tha ai.

Në anën tjetër, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë disa pyetje Vitisë që lidhen me maskat si dhe me tenderin që Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës së ish-ministrit i ka dhënë për kompaninë “Lego”. /Insajderi.com