Hoti i bindur: Qeveria i ka më shumë se 60 vota

Avdullah Hoti e ka me bindje se qeveria që ai drejton ka shumicën në Parlamentin e Kosovës. Me numër fiks nuk e di, por është i sigurt që ka më shumë se 60. Ndryshe, do të rrëzohej thotë Hoti. Sa i përket ligjeve që s’kaluan për shkak të mospasjes së votave, pohon se fajet i kishte pandemia.

Hoti i bindur: Qeveria i ka më shumë se 60 vota

Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kaloi me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti, e ka mohuar se nuk i kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara projektligjin.

Ai theksoi se momentin që nuk i kanë 61 vota në Kuvend, qeveria do të bie, derisa paralajmëroi se në seancën e të premtes do të kalojë ky stimulim financiar për qytetarët.

Hoti pas një diskutimi me odat ekonomike në Kosovë, foli edhe për raportin e tij me presidentin Thaçi, ku tha se nuk është kryeministër për konfrontuar me askënd brenda institucioneve.

“Në atë moment që qeveria nuk ka 61 vota në Kuvend, qeveria bie. Ne kemi më shumë se 60 vota në Kuvend. Arsyeja që në disa seanca nuk ka kaluar ky ligj dhe disa ligje tjera është për shkak se dhjetëra deputet të pozitës dhe opozitës kanë qenë të prekur nga Covid. Unë besoj që në seancën e ardhshme janë shumica e deputetëve, gjithë e kanë kaluar këtë situatë dhe do të jenë në sallë dhe do t’i kalojmë ligjet”, tha ai./Insajderi.com