Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive

Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive

Është shtyrë për datën 2 tetor mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e paraparë që të mbahet të premten me datën 25.09.2020, njofton Insajderi.

Kjo zhvendosje e datës vjen si pasojë e seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet po të premten, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se takimi i të premtes është shtyrë për datën 2 tetor, dhe se për këtë është dakorduar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Insajderi.com