“The Guardian” shkruan për arrestimin e Salih Mustafës nga Specialja

“The Guardian” shkruan për arrestimin e Salih Mustafës nga Specialja

Prestigjiozja “The Guardian” ka raportuar për arrestimin e parë të Gjykatës Speciale që lidhet me hetimet e tyre për krimet e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Arrestimi i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është përmendur edhe në mediat e njohura ndërkombëtarisht.

E përditshmja britanike është njëra ndër të cilat ka shkruar për këtë rast, në artikullin e të cilës thuhet se “Dhomat e Specializuara në Hagë, thanë se ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa u arrestua bazuar në një ‘urdhër transferimi dhe aktakuzë të konfirmuar të lëshuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake’. Deklarata e gjykatës nuk identifikoi akuzat për të cilat ai u akuzua”, transmeton Insajderi.

Siç thuhet tutje në shkrimin e kësaj gazete, Gjykata tha se Mustafa do të transferohej në mjediset e saj të paraburgimit në Hagë dhe “do të paraqitej para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesa të panevojshme”.

Mustafa mbikëqyri luftëtarët në zonën e Llapit, 20 milje (35 km) në veri të kryeqytetit, Prishtinës, njofton tutje “The Guardian”. /Insajderi.com