Thaçi: Më 4 shtator Kosova humbi shansin historik për njohje nga Serbia

Thaçi: Më 4 shtator Kosova humbi shansin historik për njohje nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar rreth marrëveshjes së nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Uashtington më 4 shtator, njofton Insajderi.

Edhe pse është shprehur i lumtur për arrtijen e kësaj marrëveshje ekonomike, i pari i shtetit thotë se vetëm në Shtëpinë e Bardhë mund të ndodhë edhe një marrëveshje tjetër për njohje nga Serbia.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që është arritur marrëveshja në Uashington. ShBA atë që e ka premtuar e ka realizuar”, ka thënë Thaçi në Pressing të T7.

Po ashtu Thaçi ka thënë se më 4 shtator ka humbur një momentum i mirë për arritjen e marrëveshjes finale. /Insajderi.com