Emisari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë detaje të reja lidhur me çështjen e Liqenit të Ujmanit, në takimin e Uashingtonit më 4 shtator mes palës kosovare dhe asaj serbe, njofton Insajderi.
Grenell zbulon se pati një përplasje të pabesueshme mes të dyja palëve për emrin e liqenit të Ujmanit.
”Ne donim me këtë liqe të krijonim vende pune dhe energji. Departamenti ynë, tha që ne do ta dërgojmë ekipin tonë të fizibilitetit dhe të dyja palët e vlerësuan jashtëzakonshëm. Por lufta që pata midis dy palëve ishte për emrin e liqenit”.
”Njëra thoshte – ne e quajmë atë me emër serb, tjetra jo ne e quajmë atë emrin shqiptar të Kosovës”, ka thënë ai në videon e publikuar edhe në profilin e tij në Tëitter.
Ai në këtë intervistë rikonfirmoi se emrin Trump për liqenin e propozoi me shaka, për ta qetësuar situatën e krijuar mes palëve.
”Pra, ishte një luftë e pabesueshme për emrin liqenit, dhe kështu me shaka thashë se thjesht le të quhet pra Liqeni Trump, meqë nuk doja që ta zemëroja njërën palë apo tjetrën”.
”Dhe nga të dy palët thanë se ”unë jam dakord me Liqenin Trump, le të quhet ‘Trump’”.
Se një gjë të tillë e ka mirëpritur pala kosovare, e ka bërë të ditur edhe vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dje me anë të një postimi në Facebook. /Insajderi.com
E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë…
Posted by Avdullah Hoti on Thursday, September 24, 2020