Deçan: Mësimdhënësja rezulton me COVID-19, 30 nxënës i kthehen mësimit online

Deçan: Mësimdhënësja rezulton me COVID-19, 30 nxënës i kthehen mësimit online

30 nxënës të shkollës fillore “Sylë Alaj”, shkollë e cila është në fshatin Drenoc të Deçanit, por ka edhe një paralele në fshatin Voksh, do të duhet ta ndërpresin vijimin në shkollë dhe t’i kthehen mësimit online, pasi një mësimdhënëse ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtori i kësaj shkolle, Zeqir Nitaj, ka thënë për Insajderi-n se bëhet fjalë për një paralele të ndarë në Voksh, por që është pjesë e shkollës “Sylë Alaj”.

“Një mësuese ka dalur pozitiv dhe ne kemi vepruar menjëherë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit dhe e kemi mbyllur këtë paralele për dy javë”, ka thënë Nitaj.

“Pjesa tjetër e shkollës, në Drenoc, do të vazhdojë mësimin normalisht. Ndërsa nesër do të vijë një ekip nga Instituti për testimin e mësimdhënësve të tjerë”, u shpreh Nitaj./Insajderi.com