Një i vdekur dhe 46 raste të reja me Coronavirus është bilanci i fundit i shënuar në territorin e Kosovës, njofton" />

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me Coronavirus është bilanci i fundit i shënuar në territorin e Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nëpërmjet njoftimin 24-orësh të tyre lidhur me situatën epidemiologjike.

Me shifrat e regjistruara së fundmi, vërehet një rënie e rasteve të reja pozitive, ku brenda një dite u testuan gjithsej 664 mostra.

Përveç të infektuarve, numri i të shëruarve nga kjo pandmi ka shënuar rritje edhe sot.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 88 raste, kurse numri i rasteve aktive është një mijë e 674.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com